Jasharaj i SBASHK-ut: Greva është unike, Kurti t’i vazhdojë shëtitjet nëpër komuna - NACIONALE

Jasharaj i SBASHK-ut: Greva është unike, Kurti t’i vazhdojë shëtitjet nëpër komuna

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes një konference për media ka folur për ecurinë e grevës në institucionet arsimore kosovare. Jasharaj ka thënë se janë në pritje të dialogut nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Jasharaj ka potencuar se mësuesit janë unik sa i përket grevës.

“Raportet që i kemi marrë, flasin se greva është unike. Ajo që bie në sy dhe që nuk është e mirë në vend të dialogut, Qeveria po humbë kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, por edhe duke vizituar aty ndonjë shkollë. Të punësuarit e sektorit publik e kanë treguar unitetin dhe greva po vazhdon. Në mungesë të Qeverisë që të ulet më përfaqësuesit e sindikatës për të gjetur kështu zgjidhje”, ka deklaruar kreu i SBASHK-ut.

Ai ka theksuar se kanë marrë mbështetje edhe nga Unioni i Sindikatave të Evropës për grevën e nisur nga ata.

“Fatmirësisht ne jemi në komunikim të vazhdueshëm nga Unioni i Sindikatave të Evropës, dhe kemi marrë mbështetje nga ta”, ka thënë tutje Jasharaj.

Lajme të ngjashme