Japonia me buxhet rekord prej 863 miliardë dollarësh, do ta forcojë ushtrinë - NACIONALE

Japonia me buxhet rekord prej 863 miliardë dollarësh, do ta forcojë ushtrinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Japonia të premten paraqiti një buxhet rekord prej 114,4 trilionë jenësh (rreth 863 miliardë dollarë) për vitin e ardhshëm fiskal, që në këtë shtet fillon në prill. Në këtë shumë përfshihen rritja e shpenzimeve ushtarake dhe kostoja më e lartë për siguri sociale në shtetin me popullsi që po plaket shpejt.

Me këtë buxhet, i cili u përkrah të premten nga kabineti i kryeministrit Fumio Kishida bashkë me një plan për lëshimin e letrave me vlerë, parashikohen shpenzime rekorde për ushtrinë dhe mirëqenien për një shtet të ngarkuar nga plakja e popullsisë dhe sfidat e sigurisë nga Kina gjithnjë më kategorike dhe Koreja Veriore e paparashikueshme.

Për t’i mbuluar shpenzimet për objekte ushtarake, luftanije e anije të tjera, qeveria ka vendosur që t’i shfrytëzojë letrat me vlerë me shumë prej 434,3 miliardë jenësh, të cilat do të lëshohen në vitin fiskal 2023, raporton agjencia “Reuters”, përcjell gazeta “Nacionale”.

Buxheti u rrit nga plani kundërthënës i Kishida-s për t’i dyfishuar shpenzimet ushtarake, duke i çuar në 2 për qind të prodhimit vendës bruto deri në vitin 2027, duke i rënduar edhe më tej financat tashmë të shpartalluara nga borxhi publik që e ka vlerën 2,5 herë më të lartë se ekonomia e Japonisë.

Lajme të ngjashme