Janjiq qorton Kurtin: ShBA ruan dhe garanton integritetin e Kosovës kurse ai u shkakton probleme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “injoron plotësisht realitetin në terren”, ka thënë analisti dhe gazetari serb Dushan Janjiq, siç e citoi media “Kosovo-Online”; ndërsa nuk beson të ketë ndonjë plasaritje serioze në qasjen e ShBA-së ndaj Kosovës, përveç “problemeve” që, sipas tij, Kurti “po u a shkakton” amerikanëve.
“Kjo do të thotë që çdo provokimi të mos i përgjigjet me një akt për të cilin nuk është konsultuar me Quintën dhe një gjë tjetër, të ndalet me ato që amerikanët thonë se janë akte të njëanshme”, tha Janjiq.
"Pra, një politikan i tillë i krijon problem Amerikës. Dhe ky është problemi numër një, që ajo ruan integritetin e Kosovës, rolin e saj si garantuese e paqes në këtë rast në Ballkan dhe sigurisht rolin e saj drejtues në grupin QUINT. “, thotë Janjiq.