Janjiq: Edhe nëse krijohet Asociacioni, Serbia nuk do ta njohë Kosovën
Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, tash e 9 vjet mbetet një nga temat më të përfolura në Kosovë. Sipas analistiti serb, Dushan Janiq, edhe nëse Kosova e zbaton marrëveshjen për Asociacionin, Serbia nuk do ta njeh Kosovën.
“Të besosh se kur do të zbatohet Asociacioni, Serbia do ta njohë Kosovën është krejtësisht çmenduri? Asociacioni i komunave nuk është teme e re. Çfarë është me të drejtat pronësore, çfarë me pacientët, çfarë me kujdesin social? Kush do të paguajë koston e privatizimit? Çfarë do të ndodhë me çështjen e sigurisë, bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë?”, është shprehur Janjiq, për RTV Dukagjini.
“Në thelb deklarata nga Borell dje më duket vërtet e çuditshme. A është kjo gjuhë tipike burokratike? Shumë flasin e asgjë nuk e thonë. Ai tha se po insistojmë në një zbatim pra implementim të marrëveshjes. Jo, nuk mund ta detyrojmë Prishtinën ta bëjë këtë. Kjo është qasje krejtësisht e gabuar. Unë mendoj se ai donte në të njëjtën kohë të kënaqte presionin e Vuçiqit dhe vendeve të tjera, duke përfshirë qeverinë e tij, të cilët e shtynë atë të bënte diçka për zbatimin e asociacionit”, ka theksuar Janjiq.
Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë, në vitin 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet e themelimit të Asociacionit.