Janjiç: Dritarja për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd do të mbyllet shpejt - NACIONALE

Janjiç: Dritarja për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd do të mbyllet shpejt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd Dushan Janjiç ka folur për Radio Evropa e Lirë, në lidhje me ngecjen e negocatave ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

Sipas tij, përshkak të konteksteve edhe gjeopolitike, dritarja e normalizimit të marrdhënëieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të mbyllet shpejt, duke lëshuar rrugë për tensione, që mund të prfundojnë edhe në konfilkt të armatosut.

“Dialogu ka vdekur” dhe “nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë me nder”, theksoi Janjiç, derisa shprehu shpresën se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian (PE) në qershor dhe emërimit të ndërmjetësuesve të rinj evropianë në dialogun ndërjmet Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë përpjekje të reja për ‘ringjalljen’ e procesit të dialogut.

“Momentalisht, për fat, kemi këtë ndërgjegjësim tek amerikanët dhe te NATO-ja, që kjo situatë duhet të shtensionohet. Për këtë i kanë duart tërësisht të lira dhe mendoj se këtë po e bëjnë me sukses”, deklaroi ndër të tjera Janjiç.

Lajme të ngjashme