Janina Ymeri: Importi nga Serbia, qaty-qaty me atë nga Shqipëria
Deputetja e zgjedhur nga LDK-ja, Janina Ymeri, ka theksuar se Kosova importon mallra nga Serbia, ngjashëm me ato nga Shqipëria.
Postimi:
Importi nga Serbia qaty-qaty me atë nga Shqipëria.
Por kjo tani kur je në pushtet nuk është me rëndësi përderisa në derë dogane merren pagesat edhe bëhen transfer 100-she.
Kjo funksionon me mbajt një ekonomi të gjunjëzuar me subvencione e transfere se jepet përshtypja që paraja po shpërndahet por në fakt neve po na ndalet një pjesë e mirë në kufij, për t'u vendos në rende pastaj me tatim në paga, tatime tjera edhe në fund vijnë 100 Euro.
Rriten çmimet e blerjes, kompanitë publike i gëlltisin subvencionet se nuk investohen në rritje, ndërkohë rritet importi edhe cikli përsëritet ndërkohë rinia pa mundësi për jetë se nuk ka investime të mirëfillta largohet.
Të nderuar, ekonomi që nis nga Dogana e përfundon në Ministri të Financave (transfer popullit) nuk është zhvillim, qe besa as harrnim.
Kjo strategji është me mbajt popullin ekonomikisht në kontrollë ku dera e doganës jep paranë edhe kabineti qeveritar shpërndan sipas qejfit atë.