"Janë kryetarë të Kurtit", Molliqaj kritikon Krasniqin e Abdixhikun për qasjen e tyre ndaj pushtetit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka bërë kritika ndaj opozitës për qasjen e tyre ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë për "Pressing" në T7, Molliqaj ka akuzuar Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun si "kryetarë të Albin Kurtit". Ai ka theksuar se ata nuk janë emëruar nga Kurti, por janë zgjedhur në krye të partive sipas kritereve të elektoratit të Kurtit.
Molliqaj ka vazhduar duke thënë se sjellja e opozitës ndaj Kurtit nuk vjen nga "dashuria" ndaj tij, por shkak "frika" dhe "shantazhi".
“Në momentin që janë zgjedhur Memli dhe Lumiri kryetarë të dy partive, kam thënë se këta janë kryetarët e Albin Kurti, sepse këta janë zgjedhur si rezultat i kritereve të cilat i ka vendosur elektorati i Kurtit. Ata thonë që Albin Kurti të mos rrëzohet, ta shohë populli, por populli nuk e sheh, madje mund të fillojë t'i pëlqejë”, ka pohuar Molliqaj.
“Opozita parlamentare se herë ndihet e shantazhuar e herë është kalkulante. Për shembull, kur takohen me përfaqësues ndërkombëtarë, e quajnë opozitën kalkulative. Ata s'po munden me dobësu Kurtin sepse për shkak se janë duke i shërby Kurtit, jo pse e dojnë Kurtin, por herë i tuten, herë janë të shantazhuar e herë janë në hegjemoninë e tij”, - tha më tej ai.