"Janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha": Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë - NACIONALE

"Janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha": Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku dyshohet se një grua ka vrarë një burrë (kunatin e saj).

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha dhe ka sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë

“Po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale” – ka bërë të ditur policia.

Raporti i plotë:

VRASJE E RËNDË

Prishtinë / 20.08.2024 – 19:00. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme