Berat Buzhala: Janë do prindër t’bomë prej hekurit
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar vizitën e prindërve të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar për vuajtjet që nëna dhe babai i Thaçit kanë pasur gjatë jetës së tyre.
Sipas tij, disa prindër të Kosovës janë të krijuar nga hekuri.
“Baba i Thaçit gjithë m’ka pëlqy. Nuk osht përzi kurrë. Ka folë pak. Osht kanë i matun. Ma çon mallin e babëgjyshit tem. Katunar fisnik. Më vjen keq për këta dy njerëz. Me mujtë me u kallxu diqysh që ka shumë prej nesh që nuk jena pajtu qysh Thaçi ka bo politikë, po që gjithashtu edhe neve na mungon ai. Thaçi osht djali i këtij vendi. Historia e Kosovës pa atë si protagonist ish kanë ndryshe. Shumë ma e keqe”, ka shkruar ai.