Jakurti prezanton shifra: Ndaleni grevën, lidhnjani krytë, nuk fiket buxheti publik e as sindikatat nuk bëhen qirak - NACIONALE

Jakurti prezanton shifra: Ndaleni grevën, lidhnjani krytë, nuk fiket buxheti publik e as sindikatat nuk bëhen qirak

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Ish zëvendës ministri dhe njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti, ka reaguar edhe njëherë, në lidhje me ngërrçin e krijuar ndërmjet qeverisë e sindikatave.

Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës vendosë të ua shtoj edhe nga 50 euro, e t’ua bëjë 100, sa po kërkojnë sindikatat, nuk do të kishte asnjë efekt të papërballueshëm për buxhetin.

Statusi i Jakurtit

Janë rreth 83 mijë punëtorë që marrin paga nga buxheti publik. Nëse secilit i ndahen nga 100 euro shtesë në muaj, kostoja në total do t’ishte rreth 8.3 milionë euro në muaj. Qeveria veçse ka vendosur që për 3 muajt e ardhshëm të këtij viti t’i ndajë nga 50 euro shtesë në muaj, që nënkupton se veçse është planifikuar gjysma e kostos. Pra, krejt potera është për 4.15 milionë euro në muaj apo 12.45 milionë euro deri në fund të këtij viti. A po ia lidhni krytë kësaj pune për 12.45 milionë euro se as buxheti publik nuk fiket e as sindikatat nuk bëhen qirak?

Lajme të ngjashme