Jakurti: Në 15 vite si shtet, Kosova ka rritur Bruto Produktin Vendor për mbi 50 për qind - NACIONALE

Jakurti: Në 15 vite si shtet, Kosova ka rritur Bruto Produktin Vendor për mbi 50 për qind

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edinson Jakruti, ekonomist dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se në 15 vitet e Kosovës si shtet i pavarur, ka rritje për mbi 50 për qind të Bruto Produktit Vendor.

“Në 15 vitet e para të shtetësisë, Kosova e ka rritur Bruto Produktin Vendor (BPV) për kokë banori (të rregulluar për fuqinë blerëse, inflacionin, dhe të krahasueshëm me vendet e tjera i.e., GDP per capita, PPP (constant 2011 international$)) për mbi 50%”, - ka shkruar Jakurti në llogarinë e tij në Facebook.

Jakruti thotë se duhet të shohim rrugëtimin e shtetit në këtë drejtim duke e parë se ku ishin shtetet tjera në 15 vjetorin e pavarësisë së tyre.

“Duke u ballafaquar çdo ditë me sfida të ndryshme, statistikat e tilla mund të mos na bëjnë përshtypje fare. Padyshim se ekonomia e Kosovës ka shumë probleme e duhet më shumë angazhim për t’i adresuar ato. Por datat si kjo e Shpalljes së Pavarësisë duhet të jenë edhe për reflektim dhe bilanc në këtë drejtim. Një reflektim do t’ishte nëse tentojmë ta shohim rrugëtimin tonë të pavarur 15 vjeçar krahasuar me 15-vjeçarët e parë të pavarur të shteteve tjera. Ku ishin të tjerët në 15 vjetorin e tyre të parë si shtete?”, - pyet Jakurti.

Ai thotë tutje se Kosova, në 15 vjetorin e pavarësisë, ka arritur rritje më të madhe se 72 për qind e shteteve në këtë përvjetor të tyre.

“Nëse e llogarisim rritjen e BPV për kokë banori në 15 vjetorin e parë të shtetësisë së pavarur, nga 116 shtete për të cilat ka të dhënat historike, Kosova do të renditej në vendin e 32-të apo në përqindëshin e 73-të. Kjo do të thotë se, në 15 vjetorin e parë si shtet, Kosova ka arritur rritje më të madhe se 72% e shteteve në 15 vjetorin e tyre të parë si shtete të pavarura.

Natyrisht se do t’mund të ishte shumë më shumë e shumë më mirë. Por nga një këndvështrim krahasues historik, nuk është pak”, - përfundon Jakurti.

Lajme të ngjashme