Jakup Krasniqit i lind nipi më 28 nëntor, Altin Krasniqi: Mirë se erdhe në një ditë që u përket gjithë shqiptarëve - NACIONALE

Jakup Krasniqit i lind nipi më 28 nëntor, Altin Krasniqi: Mirë se erdhe në një ditë që u përket gjithë shqiptarëve

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Djali i Jakup Krasniqit, Altini, është bërë sërish baba.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

28 Nëntorit, në familjen tonë iu shtua edhe një festë, lindja e djalit tonë, Gegës.

Lindja jote në këtë datë, Gegë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë.

Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty.

Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë

Lajme të ngjashme