Jakup Krasniqi mbërrin në vendlindje nën masa të rrepta të sigurisë
Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, ka arritur në Kosovë nga paraburgimi në Hagë të Holandës.
Krasniqi ka ardhur për vizitë familjare, pasi i vëllai i tij ndërroi jetë disa ditë më parë.
Në një video të publikuar nga T7, në Negroc të Drenasit shihen shumë vetura të EULEX-it, të cilat janë në përcjellje të Krasniqit, i cili nuk u pa fare në video.
Sjellim ndër mend që Krasniqi, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, po vazhdon të gjykohet nga Dhomat e Specializuara për dyshimet rreth krimeve të luftës gjatë dhe pas luftës së fundit.