Jakaj: Paritë duhet të bëjnë marrëveshje për daljen nga ngërçi aktual - NACIONALE

Jakaj: Paritë duhet të bëjnë marrëveshje për daljen nga ngërçi aktual

1 vit më parë

nga NACIONALE

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë me dije se për të dalë nga ngërçi aktual politik partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje politike.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ai ka thënë partitë duhet të pajtohen për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë për ta dalë situata aktuale.

“Zgjidhja për të dalë nga kjo krizë është që të gjendet një mundësi, një marrëveshje politike që të votohet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Nënkryetarët votohen bllok edhe të shumicës shqiptare, edhe të komuniteteve jo shumicë atje. Kuvendi duhet që të konstituohet më së voni deri më 27 prill, kur është data e fundit kur Kuvendi do të duhej të mblidhej, sipas Kushtetutës”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë me dije se kjo çështje mund të adresohet në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Meqenëse është kështu, kjo normë do të duhej të interpretohej si afati i fundit, sepse nuk mund të ketë afat dymujor për Kuvend të Kosovës, ndërkohë të ketë afat 15 ditor për mandatarin e parë dhe 10 ditë për mandatarin e dytë. Kjo rregull nuk shkon kështu, sepse ne shkojmë në zgjedhje normalisht për Kuvend të Kosovës, por qëllimi final është zgjedhja e qeverisë. Paramendoni situata kur shkojmë në zgjedhje për 25 ditë, për shkak të pamundësisë së zgjedhjes së qeverisë, ndërkohë nuk shkojmë në zgjedhje për shkak të pamundësisë të konstituimit të Kuvendit për 30 ditë radhazi. Kjo situatë është dëshmi që do të duhej vepruar në kuptimin t’ i jepet një epilog final: që ose shkojmë në zgjedhje, ose e konstituojmë Kuvendin e Kosovës sa më shpejt”, ka deklaruar Jakaj.

Lajme të ngjashme