Jahjaga i viziton gratë afgane të strehuara në Shëngjin - NACIONALE

Jahjaga i viziton gratë afgane të strehuara në Shëngjin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qëndruar sot në Shëngjin ku është takuar me gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka shkruar se për të ishte kënaqësi të takohej dhe të bisedonte me gratë të cilat kishin funskione të rëndësishme shtetërore në Afganistan si deputete, prokurore e gjenerale.

"Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë më të atakuarat në rrethana konflikti dhe dhune. Por, nuk duhet nënvlerësuar roli kritik që gratë kanë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik të çdo shoqërie", ka shkruar ish-presidentja.

Ajo ka thënë se me gratë afgane ka biseduar edhe për rrugën që ka pasur populli i Kosovës për liri.

“Gjatë bashkëbisedimit, ndava të kaluarën e hidhur të Kosovës si dhe shpalosa rrugën që populli ka ndjekur deri në liri dhe pavarësi. Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë më të atakuarat në rrethana konflikti dhe dhune. Por, nuk duhet nënvlerësuar roli kritik që gratë kanë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik të çdo shoqërie”, shkruan Jahjaga ndër të tjera.



Lajme të ngjashme