Jahjaga: Gratë e Kosovës kanë kontribuar në formësimin e këtij debati në nivel global dhe nacional - NACIONALE

Jahjaga: Gratë e Kosovës kanë kontribuar në formësimin e këtij debati në nivel global dhe nacional

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka falënderuar Presidenten aktuale, Vjosa Osmanin për organizimin e Forumit “Gratë, Paqja dhe Siguria” që po mbahet në Kosovë.

Jahjaga gjatë këtij forumi ka thënë gratë e Kosovës kanë kontribuar në formësimin e këtij debati në nivel global dhe nacional për dekada.

“Gratë e Kosovës kanë kontribuar në formësimin e këtij debati në nivel global dhe nacional për dekada dhe është thelbësore që ne të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ngjashëm me betejat diku tjetër, lufta jonë për barazi gjinore është e gjatë dhe ka qenë gjithmonë e rrënjosur në kërkimin e kombit tonë për liri dhe drejtësi”, ka thënë ajo.

Ish-Presidentja Jahjaga ka shtuar se rruga në të cilën ne ecim sot është farkëtuar dhe shtruar nga brezat para nesh dhe ndërsa ne ndoshta nuk do ta shohim një fund të saj gjatë jetës sonë.

“Ne duhet të angazhohemi dhe riangazhohemi ndaj politikave dhe praktikave të qëndrueshme që përmirësojnë shoqëritë tona si të tëra. Progresi ynë duhet të jetë i plotë dhe i pakthyeshëm”, ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme