Jahjaga dhe Pacolli i mohojnë KOHËS se e njihnin Epstein-in - NACIONALE

Jahjaga dhe Pacolli i mohojnë KOHËS se e njihnin Epstein-in

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë lidhur me Jeffrey Epstein, përmenden edhe dy ish-presidentë të Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. Epstein ishte dënuar për përfshirje në trafikim dhe abuzim seksual të vajzave të mitura, me akuza se i çonte në ishullin e tij privat në Karaibe dhe i shfrytëzonte, ndërsa përdorte lidhjet me njerëz me ndikim për të krijuar mburojë rreth veprimtarisë së tij.

Sipas raportimeve, në fund të janarit Departamenti i Drejtësisë publikoi një numër të madh dokumentesh nga dosjet e Epstein. Në këto materiale, mes korrespondencave dhe shënimeve të ndryshme, del edhe emri i presidentes së atëhershme të Kosovës.

Në një e-mail të dërguar në adresën e Epstein, nga Daniel Siad – emër që përmendet shpesh në komunikimet e tij – thuhet se Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York te Kombet e Bashkuara me Presidenten e Kosovës, ajo do të dëshironte të të takonte”.

Megjithatë, Valentina Abazi, këshilltare e Jahjagës, në një përgjigje për KOHËN ka dekluar Jahjaga “asnjëherë nuk e ka takuar” Epsteinin, “kurrë nuk ka kërkuar takim me të” dhe “as nuk e ka ditur kush është”.

“Presidentja Jahjaga asnjëherë nuk e ka takuar, kurrë nuk ka kërkuar takim me të dhe as nuk e ka ditur kush është”, ka thënë Abazi.

Në të njëjtën linjë, edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli është përmendur në dokumente, por ka mohuar se e ka njohur ose takuar Epsteinin.

“Asnjëherë nuk jam takuar, as nuk kam komunikuar, as nuk kam qenë asnjëherë në pronat e tij. Unë vetëm tani (kur përflitet për të v.j.) dëgjoj për ekzistencën e tij”, ka thënë Pacolli për KOHËN.

Lajme të ngjashme