Jahjaga afër ambasadorit amerikan, Sveçla veç foto në këmbë - NACIONALE

Jahjaga afër ambasadorit amerikan, Sveçla veç foto në këmbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në organizimin kushtuar ditëlindjes së Marinsave amerikane.

Jahjaga ka shkruar se Kosova është e bekuar me aleancën e saj me ShBA-në, duke ndarë disa fotografi ku shihet të jetë e ulur pranë ambasadorit Jeff Hovernier.

Sot, duke festuar 247 vjetorin e krijimit të Korpusit të Marinsave amerikan. Kosova është e bekuar me aleancën e saj me ShBA-të, dhe do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv edhe në të ardhmen. Ndërsa, mirënjohja e qytetarëve të Kosovës për kontributin e Korpusit të Marinsave dhe të gjithë ushtrisë amerikane në Kosovë, do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ajo.

Rreth kësaj ceremoni ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka ndarë një fotografi së bashku me ambasadorin Hovernier.

Lajme të ngjashme