Jahaj: Peci duhet të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje për mbrojtjen e tenderëve dhe subvencioneve - NACIONALE

Jahaj: Peci duhet të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje për mbrojtjen e tenderëve dhe subvencioneve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Kastriot Jahaj ka bërë thirrje që ministri i Bujqësisë, Faton Peci, të kërkojë falje publike ndaj Fahrije Hotit dhe KB Krushës pas deklaratave të tij polemizuese lidhur me anulimin e një subvencioni prej 100 mijë eurosh për Korporatën Bujqësore.

Jahaj gjithashtu ka theksuar se Peci duhet të dorëhiqet nga posti i tij si ministër dhe t’u hapë rrugën institucioneve të drejtësisë për të hetuar plotësisht këtë çështje.

“Gratë e Krushës duhet të kemi parasysh që ato i përfaqësojnë dy periudha kohore shumë të ndishme. E para përfaqësojnë vendin ku është dëmtuar nga lufta më së shumti dhe së dyte ato janë zani jonë, për shkak se përfaqësojnë ringjalljen e një grupi të grave ku ju kanë vra djemtë dhe burrat. Atë fushatë për etiketimin e Krushës, I ka nisur Peci e jo mediat. Peci ka dashur të bëjë fiskultuara për largimin e vëmendjes ndaj skandaleve. Do gra që përfaqësojnë ringjalljen e grave në Kosovë, ka dale dhe I ka akuzu për hajni. Ministri Peci duhet të kërkojë falje dhe duhet të jap dorëheqje për mbrojtjen e tenderave dhe subvencioneve. Peci me qenë që përfaqëson një mendësi të qeverisjes demokratike dhe I jep llogari qytetarëve, ai kërkon falje zonjes Hoti, jep dorëheqje dhe i hap rrugë krejt komisioneve disiplinore, rishikuese, prokurorisë, policisë me I hetu ato raste”, tha Jahaj.

Lajme të ngjashme