Izraeli vret të paktën 25 njerëz në Gaza – njëra nga javët më të rënda të luftës - NACIONALE

Izraeli vret të paktën 25 njerëz në Gaza – njëra nga javët më të rënda të luftës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izraeli hodhi bomba në qytetin Gaza gjatë një jave që banorët e përshkruan si të krahasueshme me betejën më të ashpër të luftës, ndërsa një zyrtar i Xhihadit Islam Palestinez të enjten tha se një rund i ri bisedimesh përfundoi pa marrëveshje akoma.

Të enjten, sulmet ajrore izraelite lanë të vrarë të paktën gjashtë njerëz në qytetin Gaza dhe 19 në pjesën tjetër të Rripit të Gazës, sipas autoriteteve palestineze. Shërbimi emergjent civil tha se trupat e të paktën 30 palestinezëve të vrarë në tri ditët e kaluara gjithashtu qëndronin të shpërndarë në rrugë të paarritshme në qytetin Gaza, raporton agjencia “Reuters”.

Rundi i ri i bisedimeve përfundoi pa marrëveshje, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e akuzoi Hamasin se po bën kërkesa që bien ndesh me një marrëveshje kornizë për të cilën kishin ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara. Netanyahu nuk tregoi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë saktësisht.

Lajme të ngjashme