Izraeli ua ndalon gjashtë deputetëve kanadezë hyrjen në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Izraeli ua ndalon gjashtë deputetëve kanadezë hyrjen në Bregun Perëndimor

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Izraeli ua ndaloi të martën hyrjen në Bregun e pushtuar Perëndimor gjashtë deputetëve kanadezë, bashkë me një delegacion prej 24 personash të tjerë, kur ata po mundoheshin ta kalonin kufirin nga Jordania.

Grupi po përpiqej që të hynte atje si pjesë e një udhëtimi në Izrael dhe në Bregun Perëndimor që ishte sponsorizuar nga organizata jofitimprurëse, “Vota Kanadezo-Myslimane” (TCMV), raporton televizioni BBC.

Ambasadori izraelit në Kanada tha se grupi prej 30 njerëzish ishte ndaluar të hynte, sepse TCMB-ja ka lidhje me organizatën joqeveritare “Islamic Reliev Ëorldëide”, të cilën Izraeli e përshkruan si grup terrorist.

Selia kanadeze e organizatës “Islamic Relief” e kishte mohuar fuqishëm këtë cilësim. Reagoi kundër këtij vlerësimi edhe TCMV-ja, e cila tha se fondet e saj vijnë vetëm nga donatorë të certifikuar.

Organi ushtarak izraelit, Cogat, tha se këtij grupi iu ndalua kalimi i kufirit “për arsye sigurie”, pasi kishin arritur në pikëkalimin kufitar Allenby “pa bashkërendim paraprak”.

Ky mohim u përshkrua si “thellësisht shqetësues” nga Këshillimi Kombëtar i Kanadezëve Myslimanë, i cili tha se anëtarë të stafit dhe udhëheqës komuniteti ishin pjesë e delegacionit, bashkë me deputetët kanadezë.

Lajme të ngjashme