Izraeli thotë se ShBA-ja i ka dërguar mbi 50 mijë tonë armë e pajisje gjatë luftës - NACIONALE

Izraeli thotë se ShBA-ja i ka dërguar mbi 50 mijë tonë armë e pajisje gjatë luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

500 aeroplanë transportues e 107 anije kanë dërguar më shumë se 50 mijë tonë armë e pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në Izrael që nga fillimi i luftës, tha Ministria e Mbrojtjes.

Pajisjet ushtarake që janë dërguar në Izrael nga fillimi i luftës përfshijnë “automjete të blinduara, municione, pajisje për mbrojtje personale dhe pajisje mjekësore”, sipas kësaj ministrie, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Këto dërgesa janë “jetike për mbajtjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë izraelite gjatë luftës së vazhdueshme”, thuhet më tej në njoftim.

“Përpjekja logjistike e shkallës së lartë” është kryer nga Drejtoria e Prodhimit dhe Prokurimit e Ministrisë së Mbrojtjes, misioni i kësaj ministrie në ShBA, Drejtoria e Planifikimit e ushtrisë izraelite dhe Forca Ajrore e Izraelit.

Lajme të ngjashme