Izraeli sulmon me raketa një rajon bregdetar të Sirisë
Media shtetërore siriane ka njoftuar se Izraeli ka nisur një sulm me raketa në Sirinë perëndimore të dielën mbrëma, në rajonin bregdetar të vendit të shkatërruar nga lufta.
Mediat nuk kanë njoftuar për viktima, ndërsa është raportuar se janë shënjestruar disa pozicion e në provincën e Tartus. Televizioni vendas tha se raketat janë qëlluar nga avionë luftarakë që fluturonin mbi Libanin fqinj.
Ndërsa, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, një vëzhgues i luftës, tha se sulmi izraelit kishte në shënjestër një bazë të mbrojtjes ajrore të ushtrisë siriane në zonën e Abu Afsa.
Gjatë viteve të fundit Izraeli ka kryer qindra sulme në objektiva brenda pjesëve të kontrolluara nga qeveria e Sirisë, por rrallë ka pranuar përgjegjësinë për to.
Megjithatë, Izraeli ka pranuar se synon bazat e grupeve militante aleate të Iranit.
