Izraeli sprapset pas telefonatës Netanyahu – Trump: U përmbajtëm nga sulmet shtesë - NACIONALE

Izraeli sprapset pas telefonatës Netanyahu – Trump: U përmbajtëm nga sulmet shtesë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli goditi një radar iranian si kundërpërgjigje ndaj një sulmi iranian me raketë të martën herët.

Sidoqoftë, kjo zyrë tha se kryeministri izraelit u përmbajt nga një veprim më i ashpër pas një apeli nga presidenti amerikan, Donald Trump, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

“Pas bisedës së presidentit Trump me kryeministrin Netanyahu, Izraeli u përmbajt nga sulmet shtesë” – tha zyra e kryeministrit izraelit.

Ndërkohë, shërbimet emergjente në Izrael thanë se gjatë 12 ditëve luftime me Iranin janë vrarë 28 njerëz, 17 janë plagosur seriozisht, 29 mesatarisht dhe 872 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Presidenti amerikan tha se nuk është duke e synuar ndryshimin e regjimit në Iran, dy ditë pasi e kishte përmendur këtë ide.

“Nuk e dua këtë. Do të doja që gjithçka të qetësohet sa më shpejt që është e mundshme” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë para gazetarëve në aeroplanin presidencial “Air Force One”, përderisa po udhëtonte për në samitin e NATO-s në Hagë të Holandës.

Lajme të ngjashme