Izraeli njofton se i janë vrarë edhe një rreshter, një kapiten e një major në Gaza - NACIONALE

Izraeli njofton se i janë vrarë edhe një rreshter, një kapiten e një major në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar për vrasjen e tre ushtarëve në Rripin e Gazës të mërkurën. Kështu, numri i përgjithshëm i ushtarëve të rënë izraelitë në enklavën palestineze që nga nisja e ofensivës tokësore ka shkuar në 167.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, për të cilin raportoi gazeta “The Times of Israel”, tre ushtarët e vrarë janë:

Rreshter Asaf Pinhas Tubul, 22 vjeç, nga Batalioni i 77-të i Brigadës së 7-të të Blinduar, nga Kiryat Motzkin-i;

Kapiten Neriya Zisk, 24 vjeç, komandant kompanie në Batalionin e 52-të të Brigadës së 401-të të Blinduar, nga Masu’ot Yitzhak-u; dhe

Major Dvir David Fima, 32 vjeç, nënkomandant i Batalionit të 198-të të Brigadës së 460-të të Blinduar, nga Kfar Yona.

Rreshteri Tubul u vra në jug të Gazës, në një betejë ku u plagosën seriozisht një oficer tjetër e një ushtar i Batalionit të 77-të.

Majori Fima u vra në pjesën qendrore të Gazës, ku u plagos seriozisht një ushtar i Batalionit 7107.

Kapiteni Zisk u vra gjithashtu në pjesën qendrore të Gazës, në një betejë tjetër.

Lajme të ngjashme