Izraeli dërgon trupa shtesë për operacionin tokësor në Liban - NACIONALE

Izraeli dërgon trupa shtesë për operacionin tokësor në Liban

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se “forca shtesë” janë duke iu bashkuar “bastisjeve të kufizuara, të lokalizuara, të shënjestruara ndaj caqeve të Hezbollahut” në jug të Libanit.

Sipas ushtrisë izraelite, forcat shtesë do t’i bashkohen operacionit dhe do të tërhiqen nga Divizioni i 36-të dhe nga forca të tjera, raporton televizioni BBC.

Më herët, Hezbollahu tha se kishte sprapsur një sulm tokësor izraelit në një fshat kufitar në jug të Libanit të mërkurën, por ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Izraeli nisi të martën herët një operacion tokësor në Liban, duke thënë se në shënjestër e kishte Hezbollahun.

Të martën në mbrëmje, Irani hodhi më shumë se 180 raketa drejt Izraelit. Sulmi i Iranit ishte paralajmëruar disa orë paraprakisht nga Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme