“Iu pres në kullë”, Gani Geci: Konjufca me ka thirr përmes Albatros Rexhës
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka treguar se Albatros Rexhaj ishte njeriu që kishte tentuar të “kontrabandonte” votën e vajzës së tij për Qeverinë Kurti 3 pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Geci këtë detaj e ka treguar mbrëmë në emisionin “Pressing” të T7, i cili ishte lidhur me telefon për të diskutuar me Albatros Rexhajn.
Ky i fundit e pranoi që kishte negociuar në emër të ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Unë kam pasur mundës të shkojë në LVV dhjetëra herë, nuk kam shku se s’jam i majtë, jam i djathtë. Trego Albatros Rexhajt që Glauku përmes tij më ka thirrur mu”, ka thënë Geci.
Më pas, Rexahj ka treguar se çka i kishte thënë Geci pranuar.
“Sikurse është e vërtetë që ti ke thanë që iu pres në kullë nëse vini me kushtet e mija”, ka thënë Rexhaj.