Iu gjetën 0.6 gramë narkotikë: Arrestohet e më pas lirohet një i dyshuar në Mitrovicë - NACIONALE

Iu gjetën 0.6 gramë narkotikë: Arrestohet e më pas lirohet një i dyshuar në Mitrovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të drogës. I njëjti është liruar me urdhër të prokurorit.

Të dyshuarit i ishin gjetur 0.6 gram narkotikë.

Njoftimi:

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike

Mitrovicë, 07 gusht 2023

Në orët e mbrëmjes së datës 07 gusht 2023, Policia në Mitrovicë, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gram.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. I., 23 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore.

Lajme të ngjashme