Italia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani - NACIONALE

Italia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Italisë të premten u bëri thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në Iran të largohen nga ky shtet dhe të tjerëve që të kenë vigjilencë të lartë në mbarë Lindjen e Mesme, duke i përmendur si arsye kushtet jostabile të sigurisë.

“Italianëve [në Iran] për turizëm ose prania e të cilëve nuk është prerazi e nevojshme, u bëhet thirrje të largohen” – thuhet në një deklaratë, ku shtohet se dekurajohet fuqishëm edhe udhëtimi në Irak dhe Liban, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministria i këshilloi shtetasit italianë në Izrael që të kenë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vigjilentë.

Disa shtete kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme ditëve të fundit. Britania të premten tha se e kishte tërhequr përkohësisht stafin nga Ambasada e saj në Teheran dhe e kishte mbyllur atë.

Shtetet e Bashkuara kanë grumbulluar prani të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme para një sulmi të mundshëm ndaj Iranit, në kohën kur bisedimet mes dy vendeve rreth ambicieve bërthamore të Teheranit po vazhdojnë pa ndonjë shenjë për përparim të madh.

Lajme të ngjashme