Italia me ambasador të ri në Kosovë, Vjosa Osmani pranon letrat kredenciale dhe e uron
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Osmani i uroi mirëseardje dhe suksese në misionin e tij diplomatik.
Njoftimi i Presidencës:
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.
Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të shtetit tonë.