Isufaj i çon mesazh Kurtit: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave
Ditë më parë gjatë një konference për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ankua për mungesën e aktakuzave nga ana Prokurorisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë deklaratë, sot ka folur Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në deklarimin e tij, Isufaj theksoi se çështja e ngritjes së aktakuzave nuk është çështje e Kurtit, por e sistemit të drejtësisë.
“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet” – ka theksuar Isufaj.