Ismaili: Si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, aktorë të ndryshëm po përpiqen të shtrembërojnë historinë - NACIONALE

Ismaili: Si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, aktorë të ndryshëm po përpiqen të shtrembërojnë historinë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka vlerësuar se ekspozita e Shkelzën Gashit, e cila mohon të vërteten për disa masakra në Kosovë, është në shërbim të shtrembërimit të historisë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, aktorë të ndryshëm po përpiqen që viktimat të harrohen e çlirimtarët të dënohen.

“Kush e kupton më mirë se Nana Ferdonije dhembjen e kësaj lufte? Ajo jeton çdo ditë me të. Ndërkohë, si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, akterë të ndryshëm po përpiqen të shtrembërojnë historinë tonë, që viktimat të harrohen e çlirimtarët të dënohen. Pa të vërtetë, nuk ka drejtësi. Pa drejtësi, nuk ka as krenari për Kosovën. E pa këto të dyja, nuk mund të ketë një të ardhme të mirë”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të ngjashme