Ismaili: Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit ndodhi në kurriz të ndërprerjes së investimeve - NACIONALE

Ismaili: Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit ndodhi në kurriz të ndërprerjes së investimeve

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka diskutuar një sërë zhvillimesh të fundit që karakterziuan Kosovën.

Mes tjerash ai ka komentuar edhe ngritjen e Kosovës në “Transparency Tnternational”, ku ka thënë se kjo ndonëse përbën një lajm të mirë, kjo është edhe rezultat i pasivitetit të qeverisë Kurti në realizimin e projekteve.

“Çdo progres i Kosovës në luftën kundër korrupsionit është i rëndësishëm, por në qoftë se kjo bëhet në kurriz të investimeve publike, në kurriz të zhvillimit ekonomik, në kurriz të hapjes së vendeve të punës... d.m.th, si të matet progresi. Sot i ke mbi 600 milionë euro në rezerva të qeverisë, ke shpenzimet kapitale më të ulëta ndonjëherë që janë shpenzuar. 75 për qind e investimeve kapitale janë të bartura nga vitit 2022 në vitin 2023. Pra nuk janë realizuar fare. Inflacioni është zakonisht i lartë. Politikat më të cilat është luftu inflacioni që ne kemi kërku uljen e TVSh-së, uljen e akcizes nuk janë bërë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme