Ismail Dibrani emërohet Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës - NACIONALE

Ismail Dibrani emërohet Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar Ismail Dibrani në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme , Xhelal Sveçla, ka thënë se Dibrani ka qenë kandidati më i suksesshëm në konkurs.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar procedurat e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimit Korrektues të Kosovës, me qellim të plotësimit të vendit të lirë të punës. Për pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë aplikuar 7 kandidat, ndërsa katër prej tyre kanë hyrë në listën e ngushtë pasi që i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me konkurs. Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit, përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70 për qind të pikëve janë: Ismail Dibrani dhe Ridvan Hoti. Në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publik dhe pas përzgjedhjes nga Ministria e Drejtësisë propozoi emërimin e z. Ismail Dibrani për pozitën drejtor i Përgjithshëm për një mandat katër vjeçar”, ka thënë Sveçla.

Lajme të ngjashme