Islami me paralajmërim enigmatik: Duhet ta sigurojmë kufirin me Serbinë, mund të bëhet vonë - NACIONALE

Islami me paralajmërim enigmatik: Duhet ta sigurojmë kufirin me Serbinë, mund të bëhet vonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Dardan Islami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se festat janë kryer dhe është koha që qeveria të reagoj.

Islami, ka deklaruar se sigurimi i kufirit më Serbinë, është më i rëndësishëm se sa largimi i barrikadave në veri.

"Festat kryhen, dhe qeveria duhet të reagojë. Po te isha unë komandant në këtë situatë, do të merresha me mbrojtjen e vijës kufitare me Serbinë, para se që isha marrë me barrikada. Sigurimi i kufirit 150 km me Serbinë në ketë moment është shumë i rëndësishëm, dhe jo vetëm ajo vijë, por edhe kufijtë e tjerë!", ka thënë Islami.

Ai po ashtu ka thënë se ky mund të jetë një veprim i rrezikshëm mirëpo është e vetmja mënyre për të mbrojtur atë pjesë.

"Kjo për dikë mund të jetë veprim i rrezikshëm duke hy në mes të barrikadave dhe ushtrisë serbe, por është e vetmja mënyrë për ta mbrojtë atë pjesë, sepse rrethanat mund të ndërrojnë shpejt dhe ne mund të jemi te vonuar! Kosova duhet ta mbrojë me çdo kusht Ujmanin, se për ndryshe na ikë shteti për lesh!", ka deklaruar Islami.

Kujtojmë se sot është dita e 16 që nga vendosja e barrikadave nga qytetarët serb në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme