Islami sipas "nuhatjes së tij" tregon tre skenarët e mundshëm prapa vendimeve të palës serbe
Analisti i politikës, Dardan Islami, ka treguar tre skenarët e mundshëm të palës serbe për situatën në veri të vendit.
Islami ka shkruar në Facebook, se dy skenarët e parë të cilët mund t’i lexoni më poshtë janë të rrezikshëm 100 për qind, teksa për të tretin thotë se mund të menagjohet.
“Fatkeësisht deri sa opinioni ne Serbi po manipulohet me te paverteta, ne Kosove ka munges te theksuar te informacionit nga veriu!”, shkruan ndër të tjera ai.
Këta janë tre skenarët sipas Islamit:
Nje situate e çuditshme, por jo e papritur.
Keshtu e kisha spjegu une si nje vezhgues me hund shpic, ku nga vezhgimi dhe nuhatja ime, verej se jane tri skenar te mundshem prapa vendimeve te pales serbe.
1). Zyrtareve te larte serb me gjase po ju servohen informacione jo te sakta nga terreni pra nga BIA, se per ndryshe nuk mund te arsyetohen genjeshtrat qe ata i flasin dhe me te cilat ndikojne drejtoerdrejt ne perkeqsimin e situates?
2). Me gjase informacionet i kan te sakta, por kjo eshte nje fushate e orkestruar, ku ata te vetedishem po e pregadisin opinionin per nje operacion ushtarak/konflikt te armatosur?
3).Eshte kjo vetem nje loje e rrezikshme e Serbis per ta nxjerr maksimumin ne dialog, dhe me ndihmen e Rusis po i teston vijat e kuqe te NATO-s?
Te tri skenaret e mundshem jane te rrezikshem i pari 100%, i dyti poashtu 100%, gjersa i treti edhe mund te menaxhohet sikur se deri me tash.
Fatkeësisht deri sa opinioni ne Serbi po manipulohet me te paverteta, ne Kosove ka munges te theksuar te informacionit nga veriu!
