Islami: Qeveria e Kosovës u vonua me mobilizimin e opinionit ndërkombëtar dhe atij vendor
Analisti, Dardan Islami ka thënë se pa Shqipëri s’ka Kosovë, duke përmendur disa nga ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Veriun e Kosovës.
Islami ka shkruar se Qeveria e Kosovës u vonua në mobilizimin e opinionit ndërkombëtar, por edhe atij vendor.
“Pa Shqipëri s’ka Kosovë. Grumbullimi i ushtrisë në gjendje gatishmërie afër kufirit të Kosovës, fluturimi i helikopterëve dhe MIG-ve, shume pranë kufirit duke e shkel marrëveshjen tekniko ushtarake sipas të cilës ndalohen fluturimet brenda zonës ajrore 40 km, sjellja e teknikes se rende ushtarake dhe mos lejimi i atasheve ndërkombëtarë për ti vëzhguar kazermat dhe zonën e militarizuar nga pala serbe, ishin vetëm disa nga sinjalet alarmante, ku Qeveria e Kosovës u vonua në mobilizimin e opinionit ndërkombëtar, por edhe atij vendor”, ka shkruar ai.
Sipas Islamit, Qeveria e Kosovës ka bërë gabim duke u marrë me stickera dhe qortime, pasi që sipas tij veriu u mbush me operativ paramilitar.
“Deri sa Qeveria po merrej me stickera dhe qortime, duke bere gabime në hapa, veriu u mbush me operativ paramilitar dhe mercenar te armatosur, duke e u barrikaduar dhe vështirësuar kështu punën e organeve tona të sigurisë. Raporti i forcave Serbi-Kosove është shuëe fish më i madh, pra pa ndihmën e NATO-s Kosova e ka vështirë ta kontrolloj situatën. Tash për tash të dyja palët e kanë të ndaluar të angazhojnë forcat e armatosura atje, dhe si pasoje atje po sundojnë bandat e armatosura të mbështetura nga qeveria serbe dhe ajo ruse, qe po provokojnë dhe po sulmojnë edhe KFOR-in, të cilët nuk po reagojnë ende, duke e mbajt qetësinë dhe duke mos rene pre e provokimeve”, ka shkruar ai.
Islami ka shkruar se Kryeministrin, Albin Kurti në mënyrë urgjente duhet na nxjerr ofertën për serbet e Kosovës para partnerëve.
“Albini duhet që urgjent ta nxjerr ofertën për serbet e Kosovës para partnereve tanë, duke kontribuar maksimalisht për paqe, por njëkohësisht duke u mobilizuar edhe për kriza eventual në të cilat vendi ynë mund të rrëshqas pa fajin tone! Deri sa po shkruaj, Shqipëria është e zënë me shumë halle të veta, duke e luftu korrupsionin, krimin dhe hakeret Ruso- Iranian, që ja kanë shuk strujalicat!”, ka përfunduar ai.
