Islami: Mbretëria e Bashkuar po kërkon 2 milionë punëtorë, institucionet e Kosovës po merren me Dua Lipën e Joe Biden - NACIONALE

Islami: Mbretëria e Bashkuar po kërkon 2 milionë punëtorë, institucionet e Kosovës po merren me Dua Lipën e Joe Biden

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Dardan Islami ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po kërkon dy milionë punëtorë dhe se institucionet e Kosovës duhet të negociojnë që t’u mundësohet punësimi sezonalë qytetarëve të saj.

Islami përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka lënë të kuptohet se Shqipëria ka nisur rrugën drejt kësaj, por nga ambasadat e Kosovës apo MPJ-ja nuk ka lëvizje.

Në fund, ai ka thënë se pushteti po merret aktualisht me Dua Lipen e Joe Biden.

Postimi i plotë i Islamit:

Sot kur Mbreteria e bashkuar kerkon 2 milion puntorë, institucionet e Kosoves do te duhej ta negocijojnë nje kuot, per shembull nja 50 mije puntoreve sezonal tu mundesohet punesimi! Shqiperia duket se don me kap momentin, nga ambasada e Kosoves dhe MPJ nuk ka ndonje levizje, per momentin kta mediokrat tane po merren me Dua Lipen e Bidenin!

Lajme të ngjashme