Islami: Kosova duhet të kërkojë Asociacion për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Analisti Dardan Islami ka bërë me dije se Kosova në dialogun me Serbinë duhet të insistojë në formimin e një asociacioni të komunave edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë çështje do të mund të ndihmonte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Kosova duhet qe te insistoj ne reciprocitet per asociacionin e komunave me shumic shqiptare ne jug te Serbise. Nese pas 10 vjete deshirojm te jetojm bashk mund te vazhdojme, nese jo behet kembimi i teritoreve. Ne kete faze do te duhej te futet ne loje Edi Rama, por fatkeqesisht atij ai ka hy uji. Sot Polonia po armatoset nga perendimi dhe kur nuk gjen mjaft arme ato po i siguron edhe nga Koreje e Jugut, duke e shpenzu 5% te bugjetit te saj ne mbrojtje. Shqiperia po ngec, droge dhe benza plot, por ushtri dhe pajisje pak”, ka shkruar Islami.