“Ishte një nga dokumentet kryesore për referim”, Kurti shkruan për 80-vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit - NACIONALE

“Ishte një nga dokumentet kryesore për referim”, Kurti shkruan për 80-vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim në Facebook, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 80-vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit, një moment ky i rëndësishëm për fatin politik të shqiptarëve në Kosovë gjatë shekullit të XX.

Në postimin e tij, Kurti shprehu nderim për të gjithë ata që janë angazhuar dhe kanë luftuar për lirinë dhe të drejtat e Kosovës gjatë këtyre 80 viteve të trashëgimisë politike.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova ka kaluar kohëra të vështira, duke përmendur periudhat e shtypjes, nënpërfaqësimit, shfrytëzimit, segregimit, apartheidit, gjenocidit, rezistencës paqësore, luftës çlirimtare, shpalljes së pavarësisë dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme