Ishte i dënuar për vrasje në Kosovë, arrestohet në Shqipëri - NACIONALE

Ishte i dënuar për vrasje në Kosovë, arrestohet në Shqipëri

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar në Tiranë qytetari me prejardhje nga Kosova A.A, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për vrasje në Kosovë.

Siç raporton Abcnews.al, Gjykata e Pejës e kishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim të kërkuarin, transmeton Periskopi.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj, ndërsa pritet ekstradimi i tij nga Tirana në Kosovë.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në dokumentet që ai përdorte kishte emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

Lajme të ngjashme