Ishte i dënuar për vrasje, kosovari ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e një personi nga Shqipëria në Kosovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje”.
Në një komunikatë për media, policia ka njoftuar se ai ishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për këtë vepër.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot në pikën kufitare në Vërmicë ekstradimin nga Shqipëria për në Kosovë të shtetasit mashkull kosovar.
I dyshuari, i cili ndodhej në arrati, u arrestua nga autoritetet e Shqipërisë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje“, për të cilën është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komunikata e plotë: