Ishte arrestuar për keqpërdorim në Inspektoratin e Punës, Halil Thaçi e bën Naim Shalakun drejtor në Obiliq
Naim Shalaku muaj më parë ishte arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Inspektoratin e Punës.
E veç pak muaj më vonë, ai është rehatuar edhe më mirë.
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e ka emëruar Shalakun drejtor të Infrastrukturës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi në rrjete sociale.
Shalaku ishte arrestuar bashkë me Hekuran Nikçin si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.