Ishi i VV-së: Kemi politikanë që profesionalizmin e përdorin për gjëra të ulëta
Ish-kryetari i degës së VV-së në Podujevë, Ajet Potera, ka thënë se në Kosovë, ka politikaën që profesionalizimin e përdorin për gjëra të ulëta.
Potera ka nënkuptuar se kryeministri Kurti gjatë vizitës së djeshme në një shkollë në Podujevë ka përdoru politikisht fëmijët.
Ai ka thënë se për ta nuk ka moral politik.
Shkrimi i tij:
Disa politikanë pavarësisht përgatitjes së tyre profesionale kanë karakter të ulët, prandaj janë të pa dobishëm për shoqërinë.
Profesionalizmin e tyre dinë të përdorin më së miri për punë të liga.
Këta edhe nuk kanë turp, prandaj mund të bëjnë gjithçka. Asnjëherë nuk ka ndonjë veprim të ulët që e bëjnë e nuk mund ta arsyetojnë edhe atë pa u skuqur, për ta nuk ka moral politik!
