Ish-zyrtarja e Gjykatës në Gjilan implikon Kryeshefin e AKI-së në lidhje me pozitën e Kryetarit të Gjykatës - NACIONALE

Ish-zyrtarja e Gjykatës në Gjilan implikon Kryeshefin e AKI-së në lidhje me pozitën e Kryetarit të Gjykatës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeshefit të AKi-së, Petrit Ajeti, iu lakua emri për dyshime se është implikuar në një proces rekrutimi të kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan për të favorizuar një kandidat.

Skandali doli në pah kur ish administratorja e kësaj gjykate, Florina Jerliu, në një intervistë për Betimi për Drejtësi ngriti akuza se kandidati që pastaj u zgjodh kryetar, Venhar Salihu i shkoi në shtëpi jo i vetëm – por në shoqërinë e shefit të AKI-së.

Zanafilla e vizitës së Petrit Ajetit te shtëpia e saj, sipas pretendimeve të Jerliut, fillon te një vizitë që dy zyrtarë të AKI-së i kishin bërë asaj në vendin e punës disa ditë para ngjarjes dhe ishin interesuar për kandidatët për kryetar, përfshirë edhe emrin e Venhar Salihut.

“Ka qenë dikun ditë e diel, më thërret Venhar Salihu në telefon edhe më thotë, po du me ardhë në shtëpinë tënde. Unë i thom, nuk muj me ju pritë se bashkëshortin nuk e kam në shtëpi, thotë unë nuk po hy brenda, po veç deri te dera. Unë i thom eja. Kur vjen, vjen me një xhip me ngjyrë të mbylltë, me xhama të zi. Gjyqtari Venhar del prej pjesës së majtë, ndërsa prej pjesës së djathtë del Kryeshefi i AKI-së, Petrit Ajeti”, tha Jerliu.

Sipas Jerliut, kandidati për kryetar Salihu dhe kryeshefi i AKI-së e ftuan të hipë në veturën me të cilën kishin ardhur.

Ajo thotë se pranoi të hipte në veturë dhe shpjegon se u pyet pikërisht nga kryeshefi i AKI-së pse kanë qenë dy zyrtarët e institucionit që ky drejton në zyrë të saj.

“Petrit Ajeti më tha administratore po du me ditë se kush prej AKI-së ka ardhur në zyrën tënde”, pretendoi ajo.

Ky rast është pjesë e një audio-inicizimi, në të cilën dëgjohen duke biseduar Jerliu dhe Salihu, me kryetarin aktual të Gjykatës që i thotë ish-administratores se pretendimet për vizitën e Kryeshefit të AKI-së në shtëpinë e saj janë shpifje.

Në anën tjetër, Jerliu mohon se e ka manipuluar bisedën, duke insistuar se vizita ka ndodhur.

Lajme të ngjashme