Ish-zyrtari i VV-së: Tani të gjithë duhet të heshtin për rastin Dehari
Ish-zyrtari i VV-së, Adonis Tahiri, ka kërkuar që tani askush të mos flasë për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Ai ka bërë me dije se tani duhet të flasë vetëm drejtësia, duke ngritur aktakuza për rastin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani të gjitha palët duhet të heshtin.
“Për Astritin është mirë me fol, e pse jo edhe me ngritë aktakuza nëse ka nevojë - kur të zbardhet në tërësi rasti! Tash për tash, edhe ju edhe ata, shhht! Bollni mo!”, ka shkruar Tahiri.