Ish-zyrtari i PDK-së me fjalë të mëdha për kryeministrin, “harron” se Kurti dikur e quante hajn - NACIONALE

Ish-zyrtari i PDK-së me fjalë të mëdha për kryeministrin, “harron” se Kurti dikur e quante hajn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, ka thurur lavde për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Mustafa, i cili ka qenë i akuzuar për korrupsion, fjalët që ka zgjedhur për krerët institucionalë mund të ia kenë lakmi edhe militantët e VV-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është fat historik që sot Kosova në krye ka Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcen dhe Albin Kurtin, raporton Nacionale.

“Është fat i madh (unë do të thoja, fat historik) kur në krye të shtetit populli i ka bijtë e bijat e tij me plotë dije për të sotmen e për të ardhnen tonë, me plotë integritet të lartë moral e kombëtar. Asnjëra pa tjetrën nuk shkojnë. Nga përvoja ime e deritanishme jetësore, politike e menagjeriale dhe nga këndvështrimi im për rrugën që na pret, vërtetë kemi pasë fat që në krye të shtetit i kemi tre njerëz që në radhë të parë janë atdhetar, janë me plotë dije e me integritet të lartë dhe komunikojnë dhe kordinohen shkëlqyeshëm mes veti. Kjo po i ndodhë Kosovës për herë të parë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, me krerët aktual po krenohet gjithë populli i Kosovës.

Deri te ky komponim kaq fatlum për ne, na ka ndodhur që kryeparlamentari nuk shkon mirë me kryeministrin ose që të dy nuk shkojnë mirë me presidentin ose asnjëri me asnjërin dhe ishin "pikë e pesë". Dhe në vend që të progresonim mirë e shpejtë, ne ose lëviznim shumë ngadalë përpara ose stagnonim por edhe regresonim në plotë fusha. Ju lumtë #VjosaOsmani #AlbinKurti e #GlaukKonjufca Shumica e madhe e popullut të Kosovës krenohet me Ju (anipse një pjesë e tyre për shkak të "traditës" dhe obligimeve klienteliste që kanë votojnë në subjekte e tyre politike). Populli i jonë e thotë "rri shtrembtë e fol drejtë" a po?”, ka shkruara Mustafa.

Duket që Qemajl Mustafa ka harruar se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 Albin Kurti kërkonte të ia konfiskonte pasurinë.

Madje, Kurti në atë kohë e kishte akuzuar Mustafën që kishe vjedhur djersen e qytetarëve të varfër dhe ia kishte pir gjakun popullit.

Këtë kryetar që na solli në këtë gjendje duhet ta nxjerrim në pension politik, por jo për të ia paguar pensionin, por për të konfiskuar menjëherë pasurinë e paligjshme. Për të ia konfiskuar pasurinë që e sajoi me vjedhjen e djersës së qytetarëve dhe duke ia pi gjakun popullit”, kishte thënë Kurti gjatë një tubimi elektoral në Gjilan.

Në janar të vitit 2019, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e kishte shkarkuar Qemajl Mustafën nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan.

Kjo pasi Mustafa në atë kohë akuzohej për veprat penale “krimi i organizuar”, “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” dhe “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”. Bahkë më të akuzoheshib edhe dhjetëra persona tjerë.

Nga kjo aktakuzë Mustafa është liruar në prill të vitit 2022.

Mustafa për disa vite ka qenë kryetar i Komunës së Gjilani nga radhët e PDK-së.

Lajme të ngjashme