Ish-zëvendëskryeministri tregon si e kishte refuzuar një takim me Radojçiqin
Ish-zëvendëskryeministrit i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka treguar se si në vitin 2016 e kishte refuzuar një takim me Milan Radojçiqin, i cili udhëhoqi grupit terrorist që të dielën vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se u ishte thënë se ai ishte “alfa dhe omega” e komunitetit serb atje.
Ai ka bërë me dije se pas informacioneve të komuniteti i inteligjencës se ai ishte koka e krimit, takimi ishte refuzuar.
“Në vitin 2016 na ishte sugjeruar se, nëse donim të kryenim punë në veri të Republikës së Kosovës, do të duhej të takoheshim me Millan Radojçiq, për të cilin unë atëherë dëgjoja për herë të parë. Na ishte thënë se ai ishte “alfa dhe omega” e komunitetit serb atje. Megjithatë, komuniteti i inteligjencës na kishte informuar se ai ishte koka e krimit të serbëve në Republikën e Kosovës dhe njeri nga financuesit kryesorë të Presidentit Vuçiq. Ne kishim refuzuar kategorikisht; as që ishim takuar dhe as që kishim biseduar me të ndonjëherë!”, ka shkruar ai.