Ish-zëvendës ministri nga radhët e VV: Bankat duhet të tatohen në shpërndarjen e dividentëve - NACIONALE

Ish-zëvendës ministri nga radhët e VV: Bankat duhet të tatohen në shpërndarjen e dividentëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendës-ministri i MEPTINIS(Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike) Edison Jakurti, nëpërmjet një postimi në “Facebook ka kritikuar politikat e tatimit për dividentët.

Jakurti ka shpjeguar se për 9 muajt e fundit të vitit 2021, pasi bankat janë lejuar të shpërndajnë e shesin dividentat, 5 nga 11 banka kanë arritur kanë arritur të shpërndajnë dividentë në vlerë 96.6 milion euro – të gjitha këto, pa paguar tatim.

“Dhe, a e dini se sa tatim u pagua për këto 96.6 milionë euro? Zero. Sepse Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka tatim mbi dividentë pavarësisht rrethanave (gjë që nuk ndodhë as në Estoni e Letoni, si vendet ku në raste të caktuara nuk paguhet tatim mbi dividentë). Me fjalë tjera, nëse ke qenë punëtor në Kosovë dhe ke marrë pagë të tatueshme mbi 80 euro – ke paguar tatim. E ke mbajtur një trafikë të vogël – ke paguar tatim. Por nëse ke qenë aksionar dhe ke pranuar miliona të ardhura nga dividenta – nuk ke paguar asnjë cent tatim”, ka shkruar Jakurti.

Jakurti, në fund ka ftuar që kjo të ndryshojë, sepse nuk është e drejtë.

“Kjo nuk është e drejtë, prandaj duhet të ndryshojë”, ka thënë shkruar ai.

Lajme të ngjashme