Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoni - NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, i cili ka qenë në arrest shtëpiak në Maqedonia të Veriut, është arratisur nga arresti shtëpiak.

Lajmin për arratisjen e tij e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për agjencinë e lajmeve MIA.

Kjo ministri ka treguar se policia maqedonase është duke e kërkuar vendndodhjen e Ramadani.

Ramadani është arrestuar nga autoritet maqedonase më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë.

Arrestimi ka ndodhur duke i bazuar në një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia.

Javën e kaluar një gjykatë në Shkup kishte vendosur se Ramadani nuk do të ekstradohet në Serbia.

Lajme të ngjashme